Ilir Daja fillon me spastrimet te Ballkani, largon ish-lojtarin e Tiranës dhe Malsor Ajetin pa nisur Europa

Ilir Daja ka rikthyer lojtarët e Ballkanit në stërvitje. Shumë pak ditë pushim për futbollistët e kampionëve të Kosovës. Ata duhet që të vazhdojnë aventurën e tyre në Europë nga turi i parë në Champions League, e për këtë arsye trajneri shqiptar nuk kërkon zhgënjimin.

Ndërkohë te Ballkani kanë nisur me spastrimet. Argjend Malaj dhe Malsor Ajeti nuk do të jenë më pjesë e skuadrës në vazhdimësi, teksa Malaj ka qenë më herët pjesë e Tiranës dhe Skënderbeut në Superiore. /Sport Ekspres/

“Faleminderit Argjend Malaj dhe Malsor Ajeti!! Dy futbollistët tanë Malaj dhe Ajeti kan përfunduar aventurën e tyre me FC Ballkanin. Klubi ynë i dëshiron shëndet dhe suksese në karrierë Ju priftë e mbara Kampiona”, shkruan Ballkani në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online