Ilir Avdyli, “kasaforta” e Kamzës!

Presioni ishte i madh, por ai arriti të përballej me të dhe në fund Kamza mori 3 pikë të arta… Po flasim për portierin e skuadrës së Devollit, Ilir Avdyli, që është rikonfirmuar këtë sezon pas atij të vjetshmit, ku gjithashtu u paraqit mirë.

Të paktën në katër momente deçizive arriti të bëhej barrikadë për Tiranën, që nuk kaloi dot. Grushtime, pritje, dalje të sigurta dhe sidomos një ekuilibër i jashtëzakonshëm…

Jo më kot, të gjithë në fund të ndeshjes e përqafuan, për t’I dhënë atë sinjal ose mesazh se “bomberi” i Kamzës, sonte, veç Plakut, është edhe ai, Ilir Avdyli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *