“Iku te Shqipëria, se nuk kishte vend te Kosova”! Mediat vazhdojnë përçarjen, flitej për Albin Kurtin

Shqiptarët janë të parët që e kërkojnë me ngulm për bashkimin kombëtar, por njëkohësisht edhe të parët që punojnë që kjo të mos ndodhi kurrë. Tashmë me lindjen e Kosovës si një përfaqësuese më vete, ky hendek po bëhet gjithmonë e madh.

Një nga mediat në Kosovë, jepte lajmin që Ardian Ismajli po mbështeste Albin Kurtin në Kosovë, me qeverinë që ra në ditën e djeshme. Por në mënyrë të pakuptimtë, në vazhdimin e lajmin hapen të tjera tema, tërësisht të evitueshme dhe pa llogjikë.

Ismajli përshkruhet si lojtari që iku te Shqipëria për shkak të mungesës së hapësirës që kishte te Dardanët. Më shumë se qesharake, duke ditur që ka mbajtur shiritn e kapitenit te Kosova U-21 për shumë kohë dhe atëherë kur i ndjeri Fadil Vokrri ishte mes nesh, kishte bërë shumë udhëtime vetëm për të bindur Ismajlin që të vinte te Kosova. Por të tjerë përfaqësues nuk ia dinin vlerën dhe Ismajli zgjodhi Kombëtaren e përbashkët, atë të Shqipërisë. Gjithmonë një titullar kudo që ka qenë, ndërsa te dardanët nëse ka një rol ku vuhet ndjeshëm, është një shok për Rrahmanin në qendër. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online