Krymi dhe Fejiao morën vendimin për t’u larguar nga Superiorja dhe për të mbërritur te Shakhtyor Soligorsk. Ndeshja e parë zyrtare për ta do të jetë ajo e turit të parë në Champions League.
Kundërshtari i ish-lojtarëve të Superiores është Maribori. Megjithatë interesant është fakti se të dy futbollistët do të shohin Enea Jorgjin si arbitër kryesor që u caktua nga UEFA për këtë ndeshje. /Sport Ekspres/