Ikardi mbush 25 vjeç: Ditëlindje pak e hidhur, por…

Mauro Ikardi mbush sot 25 vjeç dhe nuk është ditëlindja më e lumtur e tij. Interi është përtokë, vetë sulmuesi nuk luan prej disa javësh dhe golat e tij i mungojnë shumë Interit.

Në mikrofonin e Inter TV, argjentinasi ka folur për momentin e tij dhe të Interit: “Falënderoj të gjithë për urimet, ditëlindja ime ka ardhur në një moment paksa të hidhur, por duam të kthehemi të festojmë shumë suksese”.

“Kundër Beneventos duam të kthehemi te fitorja, që na intereson ne dhe tifozëve. Fitorja duhet të na kthehet në zakon.

“Dëmtimi në gju? Nuk është e vërtetë, mora vetëm një goditje kundër Bolonjës në fazën e parë, më pas dhimbjet u kthyen në ndeshjen kundër Torinos. Kanë thënë gjëra jo të vërteta dhe nuk e kuptoj arsyen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *