“Ika nga familja, babi nuk do t’ju infektoj”, la uniformën si arbitër në Superiore dhe tani mjek ndaj COVID-19

Nga Klaudio Ndreca

Ridger Çokaj është një prej atyre që ka bërë një sakrificë vërtet për t’u vlerësuar në këto kohë. Arbitri i Superiores e ka hequr veshjen e zakonshme teksa e shohim në stadium, për të mbajtur në trup bluzen e bardhë dhe për t’u shndërruar në luftëtarin e vijës së parë ndaj COVID-19 në Lezhë.

Madje duke shkuar edhe më tej teksa ka ikur edhe nga familja, për të mos rrezikuar pjestarët e saj në rast të marrjes së infeksionit gjatë bërjes së detyrës. Në një intervistë për “Report TV”, Ridigert Çokaj tregon se po jeton vetëm dhe me qera në këto kohë, ndërsa nuk mohon se po i mungon shumë futbolli.

“Këto kohë janë shumë të ngarkuara dhe duhej të jemi në shërbim të plotë. Përveç orarit që punojmë në spital jemi në gatishmëri të plotë, nëse mund të ketë nevojë për ne. Deri tani ka pasur 14 raste në Lezhë, por jemi pozitiv se do t’i shkojmë normalitetit se kemi pasur shumë pak raste këto ditë. Aktualisht jetoj me qera dhe ika nga familja ime për shkakun se mund t’i rrezikoj. Është e vështirë se nuk i kam takuar, por u thashë që babi nuk do që t’ju infektoj.

Tani edhe FSHF ka ndihmuar me pagat arbitërat dhe lojtarët, është një gjë shumë e mirë që të gjithë bashkë ta kalojmë këtë moment të vështirë. Kush uniformë është më mirë? Sigurisht që ajo e arbitrit, të ngjall emocione shumë të bukura”, tha Çokaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online