Vedat Muriqi i ka treguar të gjitha vështirësitë që ka kaluar në një intervistë për “Marca”. Sulmuesi i Mallorca ka parë “çmenduri” me sy që në moshë të vogël. Për këtë arsye, asgjë nuk i bën më përshtypje dhe ndihet mjaftueshëm i fortë sa për të lënë gjurmë në La Liga, pa pasur asnjë presion. Në rrëfimin e tij për mediat spanjolle, Muriqi ka treguar kohën e vështirë me Serbinë dhe largimin drejt Shqipërisë.
“Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhet të arratisesh nga shtëpia se erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bom.ba dhe ti duhej të ikje. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, të jetosh tani më bën të vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër.
Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajave të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka: kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. Të gjitha këto derisa arrita në Shqipëri në moshën 16 vjeçare. Gjatë asaj kohe vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën, pasi babai më ndërroi jetë në lu,ftë. Isha në shkollë dhe futboll, dhe kjo është arsyeja pse vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, është jeta ime.
Pas lu.ftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrte fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serinë A… Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit tim”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/