Ik q..! Arbitri që i foli Veratit në gjuhën e rrugës gjykon Angli-Itali: Kur e themi ne na dënojnë, kur e thonë ata…

Arbitri që do të gjykojë finalen mes Italisë dhe Anglisë është Bjorn Kuipers. Nëse ka një lojtar të pakënaqur me këtë emër është pikërisht Marco Verati. Vetëm pak muaj më parë ka pasur edhe një histori të përplasjes mes tyre. Në gjysmëfinalen mes PSG dhe Manchester City-t, Verati ka shkuar për të protestuar te Kuipers.

Në një moment gjyqtari i është kthyer me gjuhën e rrugës: “Ik q..”. Kjo e ka acaruar së tepërmi mesfushorin italian që menjëherë pas ndeshjes është shprehur: “Ma tha dy herë atë fjalë. Për ata është normale që të thuhet. Nëse e themi ne, na dënojnë me 10 ndeshje. Unë flas shumë me arbitrat dhe asnjëherë nuk ia kam thënë atë fjalë”, do të shprehej Verati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online