Igli Tare po punon me çështjen e rinovimit te Lacio, Tomas Strakosha merr vendimin për të ardhmen e tij

E ardhmja e Tomas Strakoshës është një dilemë e madhe prej kohësh në kampin bardhekaltër. Kontrata e portierit shqiptar përfundon në qershor dhe Lacio kurrsesi që nuk dëshiron të mbetet duarbosh nga largimi i tij. Rënia në hierarkinë e portës kryeqytetase bëri që gardiani 26-vjeçar të refuzonte për më shumë se një vit rinovimin.

Igli Tare po përpiqet maksimalisht në këtë çështje për të bindur patriotin e tij të hedhë firmën në kontratën e re. Gjë e cila do të ndihmonte Lacion të siguronte katërkëndëshin për të ardhmen, por nga ana tjetër do të mund të mbushte arkat në rast të shitjes së kartonit të Strakoshës.

Megjithatë lojtari shqiptar duket i vendosur për të ardhmen e tij dhe atë e sheh larg Lacios. “Il Messaggero“ raporton se Strakosha ka refuzuar përsëri të zgjasë kontratën e tij me klubin, duke zgjedhur që në muajin qershor të ndryshojë ambient. Kujtojmë se shërbimet e tij i kërkojnë Njukastëlli dhe Uatfordi në Premier Ligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online