Igli Tare ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon dhe shkak për këtë është bërë merkatoja e klubit bardhekaltër. Inzagi përfundon kontratën në fund të sezonit, Muriqi së bashku me disa blerje të tjera të Lacios janë larg pritshmërive në fushën e lojës dhe skuadra që ka humbur atë shkëlqimin e sezonit të shkuar. Këto faktorë kanë ndikuar te tifozët, të cilët bëjnë përgjegjës drejtorin sportiv shqiptar për dështimin e klubit italian deri më tani.
Megjithatë Tare duket se kakthyer sërish paqen, pasi ka mbyllur me sukses një nga çështjet kryesore të Lacios. Sipas raportimeve nga mediat përtej Adriatikut, bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me Simone Inzagin për të vazhduar edhe për një tjetër vit në krye të pankinës. Trajneri italian do të ketë edhe një rritje të pagës së tij, që nga 2 milionë euro do të shkonë 2.3 milionë. Firma pritet të hidhet në momentin kur presidenti Lotito do të rikthehet sërish në kryeqytëtin e Italisë pas pushimeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/