Igli Tare i besoi dhe tani ndihet i rilindur, në Seria A vendos sulmuesi që ka nisje të frikshme

Ciro Imobile është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në Seria A. Një njohje e vjetër për këtë kampionat, por që do të provonte edhe disa aventura për t’u harruar. E tillë ishte ajo te Sevilja, atje ku lojtari nuk arriti të përshtatej dhe rezultoi si dështim.

Për të ardhur një rikthim te Torino, por pa përsëritur shkëlqimin e dikurshëm. Në këto kushte ishte Igli Tare që do t’i besonte për ta afruar te Lacio. Në tre sezone ka arritur që të shënojë përkatësisht 23, 29 dhe 15 gola në sezon. Shifra të frikshme këto, ndërsa nisja e këtij kampionati është akoma edhe më e mirë.

Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Fiorentinës në transfertën e sotme, atje ku goli i dytë erdhi nga Ciro Imobile. Pas kësaj, ka arritur që në 9 takime të shënojë 10 gola. Jo më kot në Itali e vlerësojnë pafundësisht Igli Tare për nuhatjen e madhe që ka në gjetjen e lojtarëve. /Sport Ekspres/