Sulmi është një repart që kërkon përforcime te Lacio. Çiro Imobile ka rënë disa herë pre e dëmtimeve, duke krijuar probleme për Mauricio Sarrin. Igli Tare ka piketuar zëvendësuesin e Imobiles.
Bëhet fjalë për sulmuesin Santiago Himenez. Futbollisti meksikan është pjesë e Fejnordit dhe mendohet se mund të plotësojë më së miri nevojat e Lacios në repartin e sulmit. Klubi bardhekaltër mësohet se ka dorëzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh për Himenezin, por është konsideruar një shifër e ulët nga pala holandeze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/