Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”-n, ku i është rikthyer së shkuarës së tij te Lacio. Ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve është i kënaqur me punën që ka kryer në këtë klub. Tare ka pranuar me sinqeritet se në krye të Lacios ka bërë një gjëra të mëdha duke shpenzuar po aq sa ekipet që objektiv kishin mbijetesën.
“Jam i sinqertë. Tani që po pushoj dhe po shoh pak përreth, po kërkoj të studioj, për të qendruar i përditësuar, për të njohur njerëz, e perceptoj edhe unë këtë gjë dhe më bëhet qejfi. Kemi bërë gjëra të mëdha te Lacio, në një vend shumë kërkues. Ndonjëherë ndoshta më kërkues seç duhet dhe shpesh duke shpenzuar aq sa ata që ishin duke luftuar për rënien nga kategoria”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/