Idrizi zhgënjim dhe heshtje, Vangjeli kapet me tifozët

Gjatë ndeshjes së djeshme mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka pasur disa momente të veçanta, siç është ai i acarimit të Vangjelit me tifozët vendës, apo edhe thirrjet drejtuar trajnerit Duro për paraqitjen skandaloze të Flamurtarit. Administratori Idrizi nuk foli pas ndeshjes, ndërkohë që Hoxhaj ka përfunduar në spital pas pjesës së parë. Ja disa nga episodet më interesante të ndeshjes:

– Ka munguar në tribunën VIP të stadiumit “Flamurtari” presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Administratori Sinan Idrizi e ka ndjekur takimin së bashku me menaxherin e klubit korçar, Haris Fakiç.

– Ardit Hoxhaj është dëmtuar pas një përplasje me Vangjelin në pjesën e parë. Pas 45 minutave ai nuk ka mundur ta vazhdojë lojën dhe është nisur drejt spitalit, i shoqëruar nga mjeku i Flamurtarit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

– Përplasje mes Kristi Vangjelit dhe sportdashësve vlonjatë në  pjesën e dytë. Ka pasur edhe ndonjë çakmak dhe portokall në fushë, apo edhe ndonjë gjest i mbrojtësit ndaj tifozëve.

– Administratori Sinan Idrizi është larguar tejet i mërzitur pas ndeshjes, duke mos thënë asnjë fjalë.

– Kontestime për trajnerin Shpëtim Duro dhe skuadrën vlonjate pas humbjes. “Duro, të tradhtuan lojtarët!”, “Duro, ç’skuadër është kjo, turp për të gjithë”, ishin thirrjet e sportdashësve vlonjatë gjatë pjesës së dytë.

– Rezultati 0-3 në favor të korçarëve ka bërë që tifozët të largoheshin pa përfunduar takimi. Largimi i tyre ka nisur prej minutës së 75-të.

– Policia kishte marrë masa të forta sigurie për ndeshjen e djeshme. Në mbështetje të policisë së Vlorës kishte edhe forca të FNSH-së, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

– Humbja më e thellë e Flamurtarit në fushën e vet për këtë sezon. Vlonjatët kanë pësuar në këtë ndeshje golin më të shpejtë.

– Flamurtari nuk fiton prej javës së dytë të fazës së tretë. Plot 7 takime në kampionat, ku vlonjatët nuk njohin fitoren. Situata duket mjaft e rëndë.

One thought on “Idrizi zhgënjim dhe heshtje, Vangjeli kapet me tifozët

  1. –sinemari komenton KETE TAKIM duke mbetur SI GJITHMONE nje PEDERAST I kalibruar -APOKALIPTIK-..AI HARON SE FLAMURTARI KA 7 NDESHJE PA FITORE -POR TANGAT PEDERASTIVE TE TIJ NUK E LENE TE SHIKOJE ME LARG SE VETE-ATO(TANGAT)-..KUR FITON SKENDERBEU sinemati–vesh tanga te zeza-dhe fut gishtin ne bythe duke I mare me pas -ERE-.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online