Idrizi: Privatizimi, më në fund është gjithçka e qartë

Administratori i klubit vlonjat flet për zgjedhjet, marrjen në pronësi të klubit dhe projektin “Vlora Sport”. Numri një i kuqezinjve fton Dukën në stadium

Elton Nika

Vetëm pak ditë para ndeshjes me Partizanin në Vlorë, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, nuk nguron të flasë rreth pjesës së dytë të kampionatit, por prek edhe zgjedhjet në FSHF, objektivat e Flamurtarit, por edhe merkaton, ndërsa në prononcimin e tij pranon se i ka bërë ftesë të dy kandidatëve për kreun e FSHF-së të jenë të pranishëm në Vlorë për ndeshjen e së premtes mes Flamurtarit dhe Partizanit.

Z.Idrizi, zgjedhjet në FSHF po afrojnë, si i shikoni?
Flamurtari është shprehur dhe ka dalë publikisht. Jemi një nga klubet që ka kandiduar Bashkim Finon, pa paragjykuar askënd. Ne këtë e kemi shprehur publikisht dhe jemi pro kandidatimit të Finos dhe zgjedhjes së tij.
Mendoni se mund të ketë parregullsi në këto zgjedhje?
Aspak, e thashë ne nuk paragjykojmë askënd. Mendoj se fushata, ndoshta është fryrë disi mediatikisht. Por besoj se çdo gjë do të jetë e rregullt dhe korrekte në këto zgjedhje. Është garë korrekte nga të dyja palët. Ata që i japin zjarr janë vetëm komentatorët në studio. Keni ftuar dy kandidatët për ndeshjen e 26 janarit…
E vërtetë, sot (dje) do t’i bëjmë një ftesë zyrtare dy kandidatëve për të qenë të pranishëm në ndeshjen e datës 26 janar në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit. Një ndeshje derbi, është një ftesë civile në një qytet civil, një ftesë që jam i sigurt se të dyja palët do ta mirëpresin.
Ju keni përcjellë një procedim penal në prokurori. Si është shprehur prokuroria?
Nuk kemi asnjë njoftim deri më tani. Ne kemi denoncuar shoqatat fantazmë të njerëzve të nderuar që drejtojnë, me dije apo pa vetëdije. Kemi kërkuar interpretim të ligjit dhe ata që e kanë shkelur të përballen vetëm me ligjin asgjë më shumë. Unë kam folur për erë të re në futbollin shqiptar dhe për këtë jam i bindur.
Duke kaluar tek skuadra, si e shikon atë?
Nuk kam shumë dëshirë ta komentoj skuadrën. Të mos marrim rolin e perfektit. Komenti më i mirë imi është fusha e lojës, asgjë më shumë se kaq.
Megjithatë, a ka një objektiv të skuadrës?
Objektivi im është vetëm respekti për fanellën, respekti, respekti. Ky është objektivi im. Mos prisni nga unë një ekip kampion, por një klub të tillë. Po kemi ndërtuar këtë, padyshim që gjithçka më pas vjen. Sot isha me kryetarin e bashkisë dhe po flasim për procedura të përshpejtuara të projektit “Vlora Sport”. Pastaj flasim për ekipet zinxhir të Flamurtarit dhe gjithçka vjen pas kësaj. Në këto katër vjet që menaxhojmë Flamurtarin, sot pata një ofertë, ose më saktë një program të qartë se çfarë do të bëjmë me procedurat për privatizimin e Flamurtarit. Këto janë hapat konkrete. Tashmë është ngritur një komision, janë nxjerrë detajet, të metat, ana ligjore dhe çfarë duhet bërë, çfarë është bërë dhe çfarë duhet rregulluar për procedurat e privatizimit. Të enjten kemi një takim tjetër në Tiranë dhe të premten një tjetër ofertë. Unë e kam thënë, që nëse nuk fillojnë procedurat e privatizimit, ne nuk rrimë dot me këtë strukturë për ta financuar ekipin. Tani janë plot katër vjet.
Merkato e Flamurtarit ka funksionuar ndryshe. Ç’mund të na thoni për strategjinë e zgjedhur?
Kemi ndërtuar strategji ndryshe këtë herë. Patëm pranuar se kemi dështuar më parë. Strategji ndryshe në verë, por edhe në dimër. Strategjia ishte padyshim ndryshe nga vitet e tjera, megjithatë të shohim në fund. Atëherë bëhen llogaritë.
Të premten luani me Partizanin…
Ndeshja e radhës për Flamurtarin. Unë pres më tepër ndeshjen e Kupës, se sa ndeshjen e radhës. Është një emocion më i bukur vajtje-ardhje. Jo se kemi objektiv kupën, por ndeshja e radhës, gjithsesi mbetet objektivi i skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online