Idrizi kërkoi 1 milion dollarë për Rrapajn, Bode flet pas humbjes së gjyqit: President, mos i trajtoni si skllevër!

Një temë e nxehtë te Flamurtari ishte ajo e futbollistit Arinaldo Rrapaj. Futbollist ky me cilësi të jashtëzakonshme dhe që mund të bëj diferencë të madhe në futbollin shqiptar, por kërkesat e administratorit Idrizi ishin të mëdha për shitjen e tij. Gjatë një interviste të tij për “Panorama Sport” në datën 10 gusht, ka kërkuar 1 milionë dollarë për Rrapajn, duke ironizuar disi me vlerat e lojtarit dhe menaxherit.

Ndërkohë vetëm 17 ditë më vonë raportohet se Flamurtari humbi gjyqin kundër Rrapajt dhe i detyrohet të paguajë rrogat e prapambetura dhe kostot gjyqësore. Pikërisht për këtë arsye menaxheri Bode shprehet i lumtur që drejtësia u vendos në vend, duke bërë edhe një thirrje për presidentët e klubeve që të lënë arrogancën dhe të mos e trajtojnë lojtarin si skllav. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *