Ditën e nesërme Lazio do të përballet me Genoa-n, por për Strakoshën kjo do të jetë një ditë speciale, pasi portieri shqiptar do të numërojë 100 paraqitje në futbollin elitar italian. Një sukses i ardhur prej punës së pa lodhshme personale të tij dhe talentit të pamohueshëm që ai zotëron, duke marrë parasysh konkurencën në ekipin e Lazios.
”Gazzeta Dello Sport” një nga mediat më të njohura italiane ka bërë një artikull për gardianin e portës së Lazios, ndërsa në të gjenden dhe këto fjalë: ”Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat per ekipin tonë, ku do të mundohemi me patjetër të marim 3 pikët. Për mua është një emocion i veçantë, pasi do të arrijë 100 ndeshje ne Serie A. Jam shumë i kënaqur për arritjet e mia, por e di që kam nevojë për tu përmirësuar vazhdimisht.”
Ndërkohë kur flitet për idhullin e tij dhe cili është modeli që ai ndjek në karrierrë, Strakosha nuk ngurron të japë vlerësimin e tij per Buffon dhe adhurimin që ka për babain, Foto Strakosha. ” Idhulli im është padyshim Buffon, të cilin e kam ndjekur që kur isha fëmijë. Megjithatë modeli që unë ndjek, është padiskutim babai im. Padyshim që është ai arsyeja që unë tani jam një portier”, ka thënë Strakosha. /Sport Ekspres/