Ndryshe nga izolimi total që shkaktoi pandemia e COVID-19, duket se në drejtim të kundërt shkoi teknologjia. Gjatë kësaj kohe u zbulua programi “ Zoom” që bëri të mundur zhvillimin e konferencave online, por gjithashtu dhe mësimin online në shkollat ku u ndërpre mësimi. Avancimi i teknologjisë kaloi kufijtë e imagjinatës, teksa në Danimarkë në ndeshjen mes Aarhus dhe Randersin, tifozët morën pjesë në stadium falë “Zoom”.
Ky vendim bëri xhiron e botës dhe pritet të jetë pikënisja e një risie në futboll. Ky mendim mesa duket i ka pëlqyer edhe komentatorit të Digitalb, Dritan Shakohoxha, i cili për emisionin “Fan Zone “ sugjeroi që dhe derbi i zjarrtë midis Tiranës dhe Partizanit të ndiqet në këtë mënyrë, madje shton se çmimi për të parë ndeshjen duhet të jetë i barazvlefshëm me biletën në stadium.
“Këtë ide unë do t’ia këshilloj edhe ekipeve shqiptare. Kështu Partizani dhe Tirana duhet që ta praktikojnë një gjë të tilë, sidomos në derbi. Të fusin “Zoom” për ta parë ndeshjen në këtë mënyrë. Nuk besoj se kushton shumë një gjë e tillë. Pastaj mund ta vendosin edhe kështu që kush do ta shoh ndeshjen me “Zoom”, të paguajë sa një biletë stadiumi”,- tha Dritan Shakohoxha. /Sport Ekspres/