Bajerni i Mynihut ka firmosur kontratën e re me Ibrahimoviç. Nuk bëhet fjalë për sulmuesin suedez, por një talent të ri shqiptar që po rritet në akademinë bavareze. Vetëm 15 vjeç, Arijoni arrit të siguronte një ftesë për tu stërvitur me ekipin e parë të gjigantëve të Bundesligës.
Lojtari shqiptar duket se ka bindur me aftësitë e tij dhe drejtuesit e Bajernit kanë vendosur që të zgjasin kontratën edhe për 3 vite të tjera. Kështu Arijon Ibrahimoviç do të jetë pjesë e bavarezëve deri në vitin 2024, kur do të ketë arritur moshën 18-vjeçare dhe mund të shfrytëzojë për një mundësi në ekipin e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/