Ibrahimoviç te Napoli? De Laurentis: Më shumë se një sugjerim, është një dëshirë

Emri i Ibrahimoviçit është lidhur me emrat e disa klubeve italiane kohëve të fundit, të cilat janë konfirmuar edhe nga goja e suedezit që është shprehur hapur për një rikthim në Serie A. Sipas tij kampionati italian është më i vështirë se gjithë të tjerët dhe do i pëlqente ta mbyllte karrierën e tij aty.

Një prej skuadrave që shihet si alternativë e Ibrahimoviç është edhe ajo e Napolit. Madje presidenti i klubit italian ka bërë me dije se është afrimi i sulmuesit suedez në ekipin e tij nuk është thjesht një sugjerim, por është një dëshirë e tij. De Laurentis shprehet se gjithçka është në dorë të futbollistit të LA Galaxy.

“Ibra është një mik. E takova atë në Los Angeles, por si një njeri normal dhe jo si futbollist. Kaluam disa ditë të jashtëzakonshme, ishim në të njëjtin hotel. Kur e sheh në fushë ai është dikush, ndërsa jashtë saj është një përson tjetër. Vetëm një sugjerim? Do të ishte më tepër një  dëshirë  ta shoh atë të veshur me fanellën blu sesanjë sugjerim. Por kjo varet nga ai, jo nga unë. Ai ka folur mbi këtë prej disa muajsh”, është shprehur De Laurentis.

Ndërkohë vetë futbollisti 38 vjeçar e ka përfshirë Napolin si alternativë për rikthimin e tij në Itali dhe duke parë edhe dritën jeshile të dhënë nga presidenti napoletan, atëherë dëshira është e përbashkët dhe një kalim I tillë është më tepër se i mundur./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online