Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për të shkurtër për sajtin “Bethard”, ku ka folur për kampionatin anglez në përgjithësi. Një ndër temat që preku sulmuesi suedez ishte e ardhmja e futbollistit të Totenhemit, Herri Kejn, i cili po spikat prej vitesh me skuadrën londineze.
“Është një sulmues i mirë që ka pësuar një rritje të madhe. Me gjithë respektin që kam për Totenhemin, është diçka tjetër të bësh diçka mirë në një klub normal krahasuar me një klub të madh”.
“Nëse Kejn dëshiron të fitojë trofe dhe çmime personale duhet të largohet nga Totenhemi. Futbollistët mbahen mend për ato që fitojnë dhe Kejn duhet ta bëjë këtë medoemos. E përsëris Totenhemi është një skuadër e mirë, por ata nuk e kanë nivelin e duhur për t’i fituar të gjithë, edhe pse kanë një trajner fantastik si Poçetino”, tha suedezi.