Ibrahimoviç: Do bëjmë gjëra të mëdha në këtë sezon

Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Zlatan Ibrahimoviç beson se në këtë sezon “Djajtë e kuq” do të arrijnë të fitojnë tituj të rëndësishëm, duke pasur në mendje pa diskutim Premier Ligën. Suedezi është në hapat e fundit të riaftësimit të plotë pas dëmtimit në gju dhe parashikohet që në dhjetor ose diçka më herët të jetë përsëri i gatshëm për trajnerin Murinjo. Tekniku portugez i ka kërkuar Ibrës të tregohet mjaft i kujdesshëm me rehabilitimin e tij, të mos nxitohet. Por Ibra kërkon të “djegë” çdo afat dhe të kthehet sa më shpejt në fushë. Duke folur para takimit të Junajtidit kundër Evertonit, Ibrahimoviç ka thënë: “Unë mendoj se ky do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm për Mançesterin, jam i bindur se mund të arrijmë diçka të rëndësishme në këtë sezon. Mos harroni, viti i dytë i Murinjos është gjithnjë ai i duhuri. Në skuadër janë afruar lojtarë të rinj dhe kjo e ka forcuar dhe më shumë ekipin. Tani po pres dhe momentin tim për t’u kthyer.”

Kthimi në fushë – Ibrahimoviç ka folur dhe për kthimin e tij në fushë, duke mos dhënë një datë të saktë. “Personalisht ndihem mjaft mirë. Që pas operacionit në gju kam nisur riaftësimin dhe kam punuar shumë fort. Kjo është një sfidë e re për mua, por jam mjaft i fort psikologjikisht dhe po e përballoj me sukses. Do të bëj gjithçka për të arritur objektivin që i kam vënë vetes. Kur të kthehem në fusha do të jem dhe më i fortë se më parë, imagjinojeni vetë”- ka thënë Ibrahimoviç për “Inside United”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online