Serie A është rikthyer këtë vit të ri kalendarik me një supersfidë si ajo mes Milanit dhe Romës. Një ndeshje kjo që ka sjellë me vete edhe tensionin e tifozëve në tribuna. Ultrasit e Romës kanë vënë sërish nën shënjestër Zllatan Ibrahimoviçin, duke kënduar kore rraciste kundrejt tij.
Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zhoze Murinjos. Portugezi ka bërë një gjest të mrekullueshëm, teksa i ka kërkuar tifozëve të skuadrës së tij të ndalojnë një herë e më parë koret për suedezin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/