Ibrahimi “përbindësh”, Shkëndija shkatërron uellsianët!

Një lojë fëmijësh! Kështu mund të quhet fitorja e thellë e Shkëndijës së Tetovës sonte ndaj uellsianëve të TNS (The New Saints), teksa protagonisti absolut ka qenë sulmuesi veteran, tashmë 31 vjeç, Besart Ibrahimi, që dikur ka veshur edhe fanellën prestigjioze të Shalke 04 në Gjermani, edhe pse për vetëm dy ndeshje…

Sulmuesi ka shënuar plot katër gola, duke vendosur rekordin e tij personal në Europë dhe atë të klubit tetovar shqiptar, pasi kurrë më parë një futbollist në Champions nuk kishte shënuar katër gola në një ndeshje me kuqezinjtë…

Praktikisht, Shkëndija është në turin e dytë kualifikues të Champions, duke qenë se në Uells do të shkohet më shumë për… “turizëm” se sa për të luajtur.

Ndeshja nisi menjëherë fort për shqiptarët, duke qenë se Radeski do të shënonte pas vetëm 14 minutash. Më pas, erdhën golat e Ibrahimit, në minutën e 38’, 53’, 60’, 66’…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *