“Ibra luan edhe për 5 vite të tjera”, Raiola me i bindur për gjigantin e Milanit: Pastaj bëhet presidenti i UEFA-s

Mino Raiola është shpallur kurorëzuar me çmimin menaxheri më i mirë i vitit në ceremoninë e sotme të “Golden Boy”. Agjenti italian ka folur për mediat rreth lojtarëve të tij, duke u ndalur te ai që po i thyen të gjitha rregullat e futbollit, Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi po shkëlqen me Milanin, pavarësisht se mbi supe numëron plot 39 vite.

Raiola duket i bindur se gjiganti i sulmit të kuqezinjve mund të luajë edhe për 5 vite të tjera. Më tej shton se shumë lojtarët të tjerë mbërrijnë në moshën e Ibrahimoviç tepër të lodhur, por ky nuk është rasti i futbollistit nga Suedia.

“Ibrahimoviç e di të vërtetën, ne gjithmonë kemi këtë marrëdhënie në të cilën ju kurrë nuk e dini se kush bëri çfarë, por ai e di që luan vetëm sepse unë dua unë (qesh). Në karrierën time kam parë shumë lojtarë që kanë mbushur moshën i Zlatanit të lodhur dhe pothuajse më vinte keq që i bëja të vazhdonin. Unë kurrë nuk e kam parë këtë lodhje tek ai. Për mua ai mund të luajë lehtësisht edhe për 5 vjet.

Një njeri që rikuperohet nga dëmtimi ashtu siç bëri nuk mund të ndalet. Sjellja e tij në MLS kishte humbje kohe. Pastaj më pas ai do të marrë një rol të rëndësishëm, ndoshta president i Uefa, për ta bërë atë të ndryshojë futbollin. Me Zlatanin kemi pasur aventura unike. Ai nuk është aq i vështirë sa duket, është shumë më pak i vështirë se sa tregon”, shprehet Mino Raiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online