Mino Raiola ka dhënë një pronocim për mediat ditën e sotme, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi rinovimet e yjeve të tij, Donarumës, Ibrahimoviçit dhe Pogbasë. Menaxheri i njohur i futbollit tregon se portieri italian dhe Pogba duhen lënë të qetë për momentin, ndërsa shton se paraqitja e Ibras nuk e mahnit aspak. Ai thotë se ka pasur bindjen që suedezi ishte i vetmi njeri që mund të shpëtonte Milanin.
Donaruma
“Donaruma duhet të lihet vetëm, sepse ai po përpiqet të bëjë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe karrierën e tij. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Gjithçka. Pjesa tjetër bëhet pa kamera, pa gazetarë, në vendet e duhura”.
A më ka mahnitur performanca e Ibras?
“Kjo të mahnit vetëm ty, unë tashmë kisha thënë se i vetmi që mund të shpëtonte Milanin ishte Zllatani. Gjest pas golit? Nuk e di, pyete atë … Unë e di që Zlatan është dikush që përmirëson veten dhe ekipin. Jam krenar dhe shumë i lumtur si për të ashtu edhe për Milanin dhe tifozët e tij“.
Rikthimi i Pogbasë në Itali
“Pogba gjithashtu duhet të lihet vetëm. Kur flas njerëzit bëhen nervozë, ai nuk fle natën. Kështu që unë nuk flas më. Unë do të bëj atë që duhet të bëj jo para jush, por në hije, siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë Mino Raiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/