Leeds ishte hedhur në merkato janarin e shkuar, teksa po kërkonte emra për repartin e sulmit. E këtu flasim për lojtarë që janë më të njohur se emri i klubit anglez. Presidenti i ishullorëve, Andrea Radrizzani, ka treguar për “Sky Sport Italia” idenë e tij të çmendur. Ibrahimoviç dhe Kavani ishin dëshirat e tij në merkaton dimërore, por që në fund nuk u konkretizuan për të qenë nën urdhërat e trajnerit që njihet për bëmat e tij tej normales, Marcelo Bielsa.
Kreu i Leeds United u shpreh se PSG i mundësoi një kontakt me vëllain e sulmuesit uruguajan, megjithatë bisedimet nuk shkuan më larg. Më ndryshe u duk situata me Ibrahimoviç, për të cilin Radrizzani tha se ishte më i ndershëm dhe transparent, ndërsa prania e tij në skuadër do i kishte dhënë ngjitjen në Premier League, të cilën e shohin afër këtë sezon.
“Presidenti i PSG-së më dha mundësinë të kontaktoja me vëllain e Kavanit. Fatkeqësisht, negociata nuk shkoi kurrë më tej. Me Ibrahimoviç fola më konkretisht. Ai mund të na jepte një impuls vendimtar por vendosi të shkojë te Milani. Ibra ishte shumë i ndershëm dhe tepër transparent me mua”, ka thënë Radrizzani, presidenti i Leeds United./Sport Ekspres/