“Ibra çmendej të luante me mua”, Antonio Kasano rrëfehet në Itali: Isha talenti më i madh i viteve të fundit

Antonio Kasano ka qenë një prej atyre lojtarëve nga të cilët pritej shumë në fushën e lojës për shkak të aftësive të tij. Por ndonjëherë karakteri është ai që vlen më tepër dhe mund të flakë tutje gjithë talentin që një person mund të ketë. I tillë është edhe rasti i ish-futbollistit Italian, i cili edhe pse mbajti veshur fanellën e shumë klubeve të mëdha në Europë, si Roma, Reali i Madridit, Milani, apo Interi, nuk mundi t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme shanset që iu ofruan në karrierë.

Këtë e pranon edhe vetë Kasani, i cili në një intervistë me “Sky Sports” tregon se ishte talenti më i madh i viteve të fundit, por që e hodhi tutje më pas. I quajtur shpesh herë si një fëmijë e i pamatur për karakterin e tij, ish-sulmuesi Italian binte gjithnjë në qendër të vëmendjes për këtë fakt, që ndoshta i pengoi udhën drejt një suksesi të madh. Ndërkohë në fjalën e tij përmend edhe marrëdhënien me Ibrahimoviç, me të cilin ka ndarë fushën te Milani. Kasano madje shprehet se suedezi çmendej që të luante me të dhe se donte vetëm kampionë në repartin e sulmit.

“Kam qenë talenti më i madh i viteve të fundit, por e hodha tutje. Tjetër gjë është të ndryshosh e tjetër gjë është të prishësh marrëdhëniet, të mos stërvitesh. Një profesionist sillet në një mënyrë tjetër. Unë e kam kapërcyer kufirin shumë herë.

Marrëdhënia me Ibran? E mrekullueshme, unë luaja ashtu si ai donte. Ibrahimoviç çmendej të luante me mua. Kurrë nuk isha i interesuar të shënoja, unë luaja për të. Problemi është se ai mërzitet shumë nëse ata që luajnë përkrahë tij nuk janë kampionë. Ibra është sulmuesi qendror i tretë më i mirë pas Van Basten dhe Ronaldos. Vijon të jetë ende një kampion i shkëlqyer”, ka thënë Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online