“Ia them çdo ditë të largohet nga Siti, atje nuk ka diell”, Karvahali përpiqet të joshë Rodrin: Po e bind të vijë te Reali

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dani Karvahal po përpiqet të gjejë pasardhësin e Toni Krosit te Reali i Madridit. Mbrojtësi spanjoll ka thënë për “Tiempo de Juego”-n se po mundohet të bindë Rodrin që të firmosë me klubin madrilen. Megjithatë, përgjigja e mesfushorit mbetet negative.

“I them Rodrit çdo ditë që të firmosë për Realin e Madridit. I them çdo ditë që të largohet nga Mançesteri, se nuk ka diell atje dhe të vijë në Madrid pasi ne kemi nevojë për të. Ai më thotë që ka një kontratë, por do të ishte i përsosur për ne”, ka thënë Dani Karvahali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/