Bashkim Tufa ishte pjesë e panelit të emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Gazetari i njohur shqiptar ka diskutuar për trajnerin e ri të Kombëtares, Silvinjon. Tufa duket optimist për këtë zgjedhje të FSHF-së, teksa zbulon se njerëz që e njohin mirë brazilianin e dinë se i pëlqen stili i lojës “tiki-taka”.
“Dëgjova Cikalleshin. Përgatitësi atletik i Cikalleshit e njihte mjaft mirë Silvinjon dhe i kishte thënë që: “Ai luan tiki-taka”. Tani do shohim tiki-taka”, ka thënë Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/