Ia rinis në Serie A në moshën 30-vjeçare, Pato pranë rikthimit në kampionatin ku shkëlqeu si lojtar

Padyshim Alexandre Pato ishte lojtari më i pafat në botë. Nëse në moshën 21 vjeçare mendohej se braziliani do të fitonte Topin e Artë, tani të mendosh këtë gjë është thjesht një çmenduri. Ish-sulmuesi i Milanit kaloi një formë të shkëlqyer në periudhën 2009-2012 tek Milani, ku sigurisht nuk mund të harrojmë dhe golin kundër Barcelonës së Guardiolës në sekondën e 24-të.

“Lojtarët e mi nuk kanë faj, as ferrari nuk mund ta ndalte Paton në atë moment”, ishin fjalët e Pep pas ndeshjes. Dëmtimet i shkatërruan karrierën Alexandre Patos, teksa lojtari brazilian vuajti largimin nga fusha për muaj të tërë. Edhe pas largimit nga Milani nuk arriti të gjejë veten, ku dështoi të tregonte potencialin e vërtetë si tek Chelsea dhe Villareal.

Pas rikthimit në Brazil tek Sao Paulo dukej se karriera e Patos do të mbyllej në vendin e lindjes, por në moshën 30 vjeçare ka vendosur të largohet përsëri drejt një aventure të mirë. Skuadra e Sao Paulos ka zyrtarizuar largimin e Patos nga klubi dhe sipas thashethemeve të mediave, 30 vjeçari do të rikthehet në Seria A, tek një nga klubet e mesit të tabelës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *