Pak kohë më parë një grup tifozësh së Fenerbaçes, kishin menduar që pas çdo goli te Vedat Muriqit të vendosej një këngë shqiptare në stadium. Më saktësish bëhet fjalë për këngën “Skifterja e zemrës”.
Njëkohësisht edhe më e preferuara e Vedat Muriqit, që ka zgjedhur ta këndojë edhe gjatë kohës kur grumbullohej te Kosova. Në ndeshjen e fundit mes ekipit të njohur turk dhe Ankaragucu, kjo dëshirë u realizua. Megjithatë nuk erdhi menjëherë pas shënimit të golit nga sulmuesi shqiptar, por gjatë përfundimit të pjesës së parë. Kjo video është postuar nga vetë Bes Kallaku në “Instagram”. /Sport Ekspres/