Pak minuta na ndajnë nga ndeshja e radhës e Kombëtares shqitpare. Kuqezinjtë presin Lituaninë në “Air Albania“ për të synuar një tjetër fitore në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se duket një kundërshtar i lehtë në letër, përqendrimi duket maksimal për këtë ndeshje. Për mikrofonin e “RTSH“, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka theksuar faktin se është punuar shumë për të larguar euforinë nga grupi i lojtarëve dhe shembullin më të pastër i kanë dhënë ndeshjen e vjetshme me Andorën.
“Mbase kur fiton një ndeshje jashtë mund të arrish në vetëkënaqësi. Kjo është edhe detyra jonë kryesore për të vlerësuar maksimalisht, pasi nuk ka kundërshtar të dobët tani. Ia kemi injektuar këtë gjë ekipit. Ia kemi rikujtuar disa herë Andorën e nëntorit në Elbasan. Ne jemi me të njëjtin objekti për të qenë të parër në grup.
Për mua kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kundër ekipeve që mund të jenë të dobët në letër ne bëjmë hapa fals. Dua ti shikoj të gjithë në fushë. Sidomos të rinjtë, Broja, Cepele, Selahi etj, me të cilët mendojmë të krijojmë të ardhmen. Futbolli luhet me 12 dhe është lojtari i 12 ai që është më i rëndësishëm. I jep tjetër ngjyrë, tjetër atmosferë. Jam i kënaqur me 3 pike, nuk më intereson se me cfarë rezultati”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/