Në auto-biografinë e bërë nga mbrojtësi italian i Juventusit, Xhorxho Kielini, ka patur shumë polemika për lojtarë të ndryshëm. Njëri prej tyre ishte dhe Baloteli, i cili u zemërua me një paragraf të kushtuar ndaj tij. Gjithashtu në librin e tij nuk ka munguar një krahasim paksa i çuditshëm, ku Kielini ka thënë se Françesko Toti ishte lojtar i kalibrit të Topit të Artë, madje më i mirë sesa ish-sulmuesi i Milanit, Andri Shevçenko edhe pse ky i fundit arriti ta fitojë këtë trofe. Këto ishin fjalet e shkruara nga Kielini në paragrafin dedikuar Totit dhe Shevës.
“Françesko, Topin e Artë mund ta kishte fituar vërtet, përpara hegjemonisë së Mesit dhe Ronaldos. Por, ata ia dhanë lojtarëve si Ouen dhe Shevçenko. Ata ishin të mëdhenj, por sigurisht jo më shumë se Totti. Francesco ishte vërtet i jashtëzakonshëm dhe ishte turp të mos e shihje atë të performonte në klube të tjera, por nga këndvështrimi romantik ishte e mrekullueshme që ai i kushtoi tërë jetën e tij Romës. “- shkruan në librin e tij Xhorxho Kielini. /Sport Ekspres/