Ia bën ushqimi me sy, Hazard e ka hallin te kilet e tepërta: Përpiqem të mos ha, por nuk është e lehtë

Karantina është një sfidë e vështirë për të gjithë futbollistët, të cilët janë mësuar që të shkelin në barin e fushës për t’u stërvitur. Por kjo sfidë kalon në një tjetër nivel kur bëhet fjalë për Eden Hazard. Sulmuesi belg ka bërë një sezon për t’u harruar me Realin e Madridit, ndërsa që në momentin e parë kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll u vu në qendër të kritikave. Arsyeja ishin kilet e tepërta të Hazard, që padyshim nuk i shkojnë një futbollisti profesionist, e aq më tepër një lojtari që mban veshur fanellën e galaktikëve.

Belgu e ka të vështirë t’i rezistojë ushqimit dhe për këtë arsye karantina e tij nuk është aspak e lehtë. Këtë e konfirmon edhe vetë futbollisti që shprehet: “Është e ndërlikuar për mua. Përpiqem të mos zhytem në dollapin e ushqimeve dhe të bëj sanduiçë, por nuk është e lehtë“. Megjithatë Hazard duhet ta lërë mënjanë dashurinë e tij për ushqimin e të respektojë dietën e klubit, pasi kilet e tepërta janë gjëja e fundit që i duhen, sidomos në këtë periudhë ku ende nuk ka marrë veten nga dëmtimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online