“Ia bëmë shumë të lehtë Realit”, flet Jurgen Klop: Të shkosh në gjysmëfinale duhet të fitosh…

Liverpuli vazhdon me seritë e rezultateve negative, ku ditën e djeshme u mposht me rezultatin 3-1 nga Reali i Madridit. Anglezët duhet të fitojnë në ndeshjen e kthimit me rezultatin e pastër 2-0 për tu kualifikuar, 3-1 për ta dërguar lojën në shtesë ose çdo rezultat tjetër me 3 gola diferencë. Gjithçka duket e vështirë për të kuqtë, që duket se kanë humbur tërësisht identitetin e tyre këtë sezon.

Trajneri gjerman, Jurgen Klop ishte mjaft i frustruar me skuadrën e tij në përfundim të ndeshjes, ku deklaroi se Liverpuli ja bëri shumë të lehtë fitoren Realit të Madridit.

“Nëse kërkon të shkosh në gjysmë-finale të Champions League, duhet ta fitosh të drejtën. Ne nuk e arritëm këtë gjë. E vetmja gjë që mund të them se ishte mirë përveç golit është pjesa e parë. Ia bëmë ndeshjen Realit të Madridit shumë të lehtë me gabimet tona. Por këto gjëra ndodhin në futboll”- u shpreh Klop. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online