Ia anuloi golin e rregullt të Dortmundit në “Champions”, shpërthen Sancho: Arbitri ka nevojë për një kontroll…

Goli i anuluar i Dortmundit nga arbitri Ovidiu Hategan bëri mjaft bujë në internet, pasi ishte i pajustifikuar. Në videot që dolën pas përfundimit të ndeshjes, duket qartë se Jude Bellingham kreu një ndërhyrje të saktë drejt portierit Ederson dhe goli duhet të ishte akorduar.

Lojtari i Dormundit, Sancho i cili nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në ndeshjen ndaj Manchester Cityt shpërtheu në rrjetin social Tëitter, duke sugjeruar që arbitri të shkojë për kontroll mjekësor, pas veprimit që bëri.

“Arbitri ka nevojë për kontroll mjekësor”, shkruhet në postimin në faqen zyrtare të anglezit Jadon Sancho. Ai ka vendosur gjithashtu një emoji që tregon habi ndaj veprimit të gjyqtarit Hategan. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online