“I zgjidhëm hallet”/ Vllaznia zyrtarizon sulmuesin, i ndihmoi për t’i rikthyer në Superiore

Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim në repartin e sulmit. Pas sulmuesit Hristov, tashmë bëhet fjalë për një rikthim. Braziliani Silvio Rodriguez Pereira Junior i është përgjigjur pozitivisht ftesës së shkodranëve dhe ka hedhur sot firmën në kontratën 1-vjeçare.

Ndërkohë Vllaznia shpreson që me këtë transferim të ketë zgjidhur përfundimisht problemet e vijës sulmuese, të cilat trajneri Jonuz i ka bërë të ditura përgjatë gjithë sezonit. Kujtojmë se sulmuesi brazilian ka qenë pjesë e klubit shkodran vitin e shkuar, kur këta të fundit luanin në Kategorinë e Parë. Kështu futbollisti kthehet të luajë edhe njëherë me fanellën e Vllaznisë, por këtë herë në kampionatin në të cilin i ndihmoi vetë që të ngjiteshin, në Superiore./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior. Ky i fundit siç e dini, ka qenë pjesë e skuadrës kuqebluve gjatë sezonit të kaluar teksa dha kontributin e tij për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë. Ndërkohë ditët e fundit, drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën atij për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia dhe lojtari e ka pranuar atë ndërkohë që pasditen e sotme ka hedhur edhe firmën në kontratë.
Junior do të jetë pjesë e klubit tonë për një periudhë njëvjeçare dhe shpresojmë që me ardhjen edhe të tij, skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemin e mungesës së golit. Mirë se erdhe sërish në Shkodër, Silvio!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online