I zbukuruan mbrëmjen shqiptarëve! Portieri i Moldavisë shpërthen ndaj tifozëve të tij pas fitores historike: Kishin ardhur për Leëandoëskin, mbanin flamujt e Polonisë

Në një stadium të stërmbushur, Moldavia arriti që të fitonte me shifrat 3-2 ndaj Polonisë. Kështu u zbukurua edhe më tepër mbrëmja për tifozët shqiptarë. Por portieri i Moldavisë, Dorian Railean, ka shpërthyer kundër tifozëve të tij pas fitores historike. Ai u shpreh se tifozët kishin ardhur për të parë kundërshtarët.

“Mund të ëndërrosh, por tani do të doja të kisha një stadium të stërmbushur dhe sa më shumë tifozë në secilën prej ndeshjeve tona. Të gjithë e dimë që njerëzit tanë erdhën për hir të Leëandovsky dhe Zelinsky dhe jo për hir të Ratse ose Ryabchuk. Dua që njerëzit të vijnë për ne dhe jo për hir të kundërshtarit. Vetëm sa na kritikojnë vazhdimisht, se jemi të dobët dhe shumë gjëra të tilla si këto.

Po, më vjen keq, ndoshta ndonjëherë është niveli ynë, por ne gjithmonë luajmë vetëm për hir të tifozëve dhe të fitores, nuk rrimë ulur në portat tona. Njerëzit shpesh na kritikojnë kot, e njëjta gjë vlen edhe për kritikat ndaj portierëve. Nuk po them se jam portieri më i mirë në botë, por njerëzit gjithmonë thonë, thonë, “dy goditje – dy gola”. Epo, Szczesny te Juventus, ai pati tre goditje dhe tre gola, a i intereson dikujt? Jo, sepse mund të pësoni gola të ndryshëm.

Po, ndoshta mund të kisha bërë më mirë në golin e parë, e pranoj, por të gjithë bëjnë gabime, përfshirë edhe mua. Por nuk mendoj se duhet të na kryqëzojë i gjithë vendi për këtë, ne duhet të na mbështesni në çdo ndeshje dhe të vijmë sa më shumë në stadium. Tribunat duhet të jenë kuqe-verdhë-blu, dhe jo si sot që kishte shumë flamuj kuq-bardhë të Polonisë”, tha portieri moldav. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *