I vetmi që i ka parë 5 herë në fushë kuqezinjtë, flet kapiteni i Islandës: Shqipëria është e fortë, kanë kohë që luajnë bashkë

Islanda ka bërë një rinovim te Kombëtarja pas ciklit historik në Europian dhe Botëror, me kualifikimet e tyre. Tani vjen historia e re në Ligën e Kombeve, teksa trajneri ka lënë jashtë shumë lojtarë me emër, duke i lënë vendin të rinjëve.

Por i paprekshëm është Birkir Bjarnason, kapiteni i Islandës që luan ndaj Shqipërisë për herë të pestë në karrierën e tij. I pranishëm në konferencën për shtyp, Bjaranson u shpreh: “Shqipëria është një ekip i fortë. Lojtarët e tyre kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo iu shërben. Ne duam që të vazhdojmë rrugën positive të rezultateve”, tha kapiteni i Islandës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *