Kur Kosova u njoh nga organizmat më të larta të futbollit dhe u formua si përfaqësuese reale, duke pasur të drejtat e plota si gjithë të tjerat, u përfol shumë për lojtarët me origjinë shqiptare që mund të ktheheshin. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin më të përmendurit, pasi kishin gjithë të drejtën për të ardhur te dardanët.
Por askush prej tyre nuk lëvizi nga vendi, ndërsa i vetmi që iu bashkua Kosovës ishte Valon Berisha. Pra një lojtar që ishte titullar në një Kombëtare të njohur si Norvegjia, por iu bashkua misionit të dardanëve.
Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Berisha ka treguar edhe disa detaje më shumë: “Më ka bindur familja për këtë vendim dhe tani luftoj për ta. Më mbushet zemra kur lojtarët shqiptarë kanë sukses. Vajzat shqiptare, norvegjeze apo italiane? Më pëlqen të shkruaj më shumë me ato shqiptare dhe si të gjithë dhe unë dua të rehatohem njëherë”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/