I vetmi ekip nga Kosova i mbetur në Europë, Mezani nuk i trembet qipriotëve: Nuk është ai Apoeli i mëparshëm

Gjilani është i vetmi ekip nga Kosova që ende vijon të luajë në Europë, teksa Drita dhe Prishtina u eliminuan nga gara pa shkelur në fushën e lojës për shkak të rasteve me Covid-19. Skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani do të ketë përballë një kundërshtar të vështirë si Apoel Nikosia, por trajneri vlonjat duket optimist me fjalët e tij dhe nuk i trembet qipriotëve.

“Optimizmi gjithmonë vlen. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe që ka një buxhet shumë herë më të madh se ne. Kemi parë disa ndeshje të Apoelit. Nuk është ai Apoeli i mëparshëm dhe mendoj se duke parë nivelin e kampionatit që luan, padyshim që është në nivel më të lartë se ne”, ka thënë Gentian Mezani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *