Sinisa Mihajloviç ka treguar raportin e tij të veçantë me Zllatan Ibrahimoviç, që ka nisur me një konflikt në fushën e lojës. Ngjarja daton shumë vite më parë, ku suedezi mbante veshur fanellën bardhezi të Juventusit, ndërsa trajneri aktual i Bolonjës luante për Interin. Në librin e tij autobiografik “Ndeshja e jetës“, Mihajloviç ka shpjeguar këtë moment, ku pas ndeshjes ka shkuar në dhomën e zhveshjes për t’u përballur fizikisht me Ibrahimoviç, por ishte Bufoni ai që ka ndalur sherrin mes tyre.
“Luante Juventusi me Interin dhe ne u konfliktuam. Unë shkova në dhomën e zhveshjes së Juventusit, doja ta vrisja, ose do të më vriste ai, kush e di. Bufoni më ndaloi në minutën e fundit. Por, pasi Ibrahimoviç erdhi te Interi, pashë se ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe ne u bëmë miq”, ka thënë Mihajloviç. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/