E pyesin në lidhje me Pirlon, Shezni: Kam frikë të flas keq për të, se nesër fut Pinsolion

Emocionet e Champions League do të rikthehen përsëri mbrëmjen e nesërme, ku Juventusi do të ketë sërish përballë ekipin e Myrto Uzunit, Ferencvaroshin. Në prag të kësaj sfide, përkrahë trajnerit Pirlo ka dalë në konferencë për shtyp edhe portieri Shezni. Polaku nuk i ka kursyer shakatë gjatë fjalës së tij, teksa i pyetur në lidhje se çfarë i ka bërë përshtypje te trajneri i bardhezinjve, gardiani i “zonjës së vjetër” shprehet se me të në krahë nuk mund të thotë fjalë të këqija. Në të kundërt nesër mund të shohim Pinsolion mes shtyllave.

“Është krijuar një raport i bukur. Për më tepër, kam pak frikë të të flas me të këtu në krahë, sepse nëse them ndonjë fjalë të gabuar nesër luan Pinsolio. Pirlo do të bëjë një futboll europian, duke bërë presing shumë lart. Jemi në dispozicion të trajnerit, duam të rritemi edhe ne për tu kthyer në një skuadër të madhe”, ka deklaruar Shezni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online