I tronditi Shqipëria me “shuplakë”, lojtari i Austrisë pas 5 golave: Askush nuk e ka idenë çfarë do të na ndodhi me Anglinë

Nga Klaudio Ndreca

Një surprizë e bukur për tifozët shqiptarë, por nga ana tjetër tërsisht e hidhur për ata në Austri. Kjo ishte panorama që u ofrua në përballjen e U-21, atje ku kuqezinjtë tanë fituan në shifrat 1-5 duke shkëlqyer me lojën e tyre. Për herë të parë Alban Bushi i besoi nga minuta e parë gjashtë futbollistëve të Superiores, të cilët treguan se janë të gatshëm për të luajtur në nivelet më të larta.

Ndërkohë te Austria ende nuk e kanë marrë veten nga kjo “shuplakë”, por vetëm pak ditë më vonë do të ndeshen ndaj Anglisë. Autori i vetëm i golit ndaj Shqipërisë që erdhi nga pika e bardhë, Hannes Wolf, nuk dëshiron që ta dërgojë larg imagjinatën se çfarë mund të ndodhi me “tre luanët”.

“Do të jetë e vështirë çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari. Ne nuk hyrëm në lojë që pas atij goli që bënë nga goditja e dënimit. Thjeshtë ishim tërësisht të gabuar në ndeshje. Pasi Kallaku shënoi ne nuk hymë dot në këtë takim. Nëse nuk luajmë ndryshe ndaj Anglisë, atëherë askush nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë dhe si do të mbyllet ndeshja”, u shpreh mesfushori i M’gladbach. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online