Një tronditje e madhe erdhi nga Kosova teksa Trepça 89 njoftoi afrimin e futbollistit Luis Kavanda. Ky ishte transferimi më i mirë që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij futbolli pas CV e mbrojtësit belg është e pasur. Mjafton këtu për të përmendur shumë ndeshje të zhvilluara me Lacion, Torinon, Barin, Trabzonsporin, Galatasarain dhe Standard Liege. Pra të gjitha këto skuadra që janë të mirënjohura në Europë ishin pjesë e historisë së karrierës të Kavandës.
Për më tepër që mbrojtësi 30-vjeçari ka përfaqësuar edhe fanellën e Kombëtares së Belgjikës. Por gëzimi nuk zgjat shumë te Trepça 89 pasi Kavanda po mendon seriozisht largimin, vetëm pas 24 orësh nga prezantimi. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Abedin Zeka, në intervistën e dhënë për “Indeksionline”. Atje thuhet qartësisht se është arritur dakortësia maksimale për pagën e lojtarit dhe këtu nuk ka asnjë kundërshtim, por duket shumë e vështirë që të bindet Kavanda pasi është shumë i trishtuar ku ka parë kushtet e klubit.
Zeka po provon me të gjitha mënyrat që ta bind këtë futbollist klasi për Kosovën që të qëndrojë tek Trepça, duke i treguar edhe vitet e luftës që e kanë lënë vendin disi mbrapa. “Me fushat është i trishtuar. Unë e dërgova në dhomat e zhveshjes që janë të reja, në fushat ndihmëse që i kemi super të mira, nuk ishte i kënaqur, imagjino ta dërgojmë në dhomat e zhveshjes të Riza Lushtës apo te Drita. Jemi duke u mundu me bindë, ja kemi tregu stadiumin ‘Adem Jashari’ e ‘Fadil Vokrri’”.
Sa i përket kushteve financiare ai është pajtuar krejtësisht dhe është shumë i kënaqur. Nesër e kemi takimin vendimtar për ta nënshkruar kontratën. Mund të ndodh që të mos nënshkruaj por pastaj duhet të dal të prononcohet, të shpjegoj pse. Ne jemi duke u mundu me bindë, duke ia shpjegu rrethanat që kemi qenë në luftë dhe ka pas shkatërrim të madh këtu. Nëse pranon të luaj me ne, Cavanda do të qëndrojë deri në qershor. Nëse do Zoti që të dalim në garat ndërkombëtare, ai do të na ndihmojë”, u shpreh presidenti i klubit. /Sport Ekspres/