Gjithmonë zgjedhim që të ankohemi për t’ia veshur peshën e dështimit çdokujt, për të krijuar një alibi dhe justifikim “të shëndoshë” që na zhvesh nga përgjegjësia personale. E në fakt raste si ai i Gersi Trokës, janë ato që të emocionojnë dhe të bëjnë jo pak të mendosh.
Pasioni është ai që të mban gjallë dhe të mbush shpirtin plot, me shpresë të madhe që një ditë të gjithë të krenohen me ty, pavarësisht vështirësive në të cilat ndodhesh për momentin. Kjo është historia e Gersit, një djali të veçantë me Sindromën Doën.
Ai nuk u ndal për asnjë moment, pavarësisht se shumë herë pa dyert që t’i përplaseshin në fytyrë, shpesh edhe pa mëshirë. As atëherë kur Universiteti i Sporteve nuk e pranoj dhe kërkonte t’i hiqte ëndrrën e tij të madhe. Shumëkujt mundej t’ia priste rrugën, por jo Gersit.
Dashuria e madhe dhe pasioni për sportin bëri që ky notar të ishte përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Speciale. Këtë herë arriti që të fitonte medaljen e artë në garën 200 metra stil i lirë.
Mes lotëve të sakrificës dhe krenarisë që i rridhnin, kishte vetëm një dedikim: “Nëna”. Do të donte shumë që ajo ta shihte se ku Gersi kishte mbërritur me medaljen e artë të varur në qafë, por fati e donte që nëna e tij ta shihte dhe të duartrokistje nga atje lart pasi ka ndërruar jetë.
E teksa e pyesin se nëse një shtet tjetër do t’i bënte ofertë për t’i përfaqësuar ata pas këtyre rezultateve të mrekullueshme, Gersi nuk është njeriu që shitet për para: “Jo, unë dua vetëm Shqipërinë që ta çoj sa më lartë të mundem”. Kampion i veçantë i Shqipërisë, Gers, ia dole vëlla! /Sport Ekspres/