I shënon golin e fitores edhe pandemisë, Armando Broja kërkon ta mbyll 2020 me gjurmën e fundit

Viti 2020 nuk ka qenë aspak i mbarë për gjithë botën që ka përjetuar drama nga më të ndryshmet, por për Armando Brojën do të shënohet në memorien e tij si kulmimi i suksesit. Gjithçka është arritur përgjatë kësaj kohe pasi provoi aftësitë e tij për herë të parë në futbollin burrëror duke shënuar në elitën e futbollit holandez, pa harruar edhe debutimin që bëri me fanellën e Chelseat në ekipin e parë kundër Evertonit.

E qershia mbi tortë ishte përfshirja e Brojës në Kombëtaren A, me Rejën që e tregoi se Shqipëria kërkon të mbështetet te ky sulmues në të ardhmen. Ndërkohë Broja ka munguar në këto takime të fundit te Viteshe për shkakun se ishte i infektuar nga Koronavirusi. Por edhe pandeminë ka arritur që ta mposht për t’i shënuar golin e fitores dhe kështu mund të jetë prezent në ndeshjen e fundit të vitit 2020 kundër Az Alkmar. Tanimë mbetet gjithçka në dorën e trajnerit për të vendosur aktivizimin, pasi sulmuesi shqiptar do të jetë në organikën e ekipit dhe me dëshirën e madhe që të shënojë golin e fundit për këtë vit që për të mund të cilësohet i suksesshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online