Armando Broja ndodhet në një moment fantastik me Chelsean, ndërsa vetëm para pak minutash ka gjetur golin e 7 sezonal. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për kampionatin anglez tek të rinjtë, por për “UEFA Youth League”.
Pikërisht të njëjtat sfida që na presin sonte në mbrëmje në turneun më të njohur në Europë të “Champions League”, i luajnë edhe grupmoshat e vogla. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë në minutën e 61 të takimit ndaj Valencias ndërsa rezultati është momentalisht 3-2, pas pasimit të bukur që i erdhi nga Lamptey. Me gjithë besimin e një futbollisti që po shënon thuajse çdo javë te londinezët, Broja është një bekim i madh edhe për Shqipërinë. /Sport Ekspres/