I shënon 3 gola në 45 minuta para syve, Xhakomo Vrioni nuk gjen forcë për të ndaluar talentin e Salzburgut

Xhakomo Vrioni ka luajtur sërish për 90 minuta në ndeshjen e fundit të Tirol. Këtë herë skuadra austriake kishte një përballje të veçantë, pasi gjeti si kundërshtar në kampionat Salzburg. Këta të fundit fituan me shifrat 5-0 dhe autori i tre golave ishte Adeyemi.

Ky i fundit u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë dhe sërish arriti të gjente tripletën. Pas këtyre golave, Adeyemi shkon në kuotën e 14 golave të shënuara. Një arratisje që vjen para syve të Vrionit, që ka rivalitet me futbollistin e Salzburg në renditjen e golashënuesve. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 9 gola deri tani, megjithëse në dy ndeshjet e fundit është ndalur me vazhdimësinë positive. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *